E diel, Maj 20, 2012
Ai që nuk gjen ujë e as dhe të pastër duhet prapë të falet në çfarëdo gjendje të jetë ai dhe nuk ka nevojë më ta përsëris namazin. Bazuar nga ajo që shënon Muslimi nga Aishja e cila ki...
![]() | Sot | 226 |
![]() | Dje | 1283 |
![]() | Ketë javë | 8430 |
![]() | Ketë muaj | 27524 |
![]() | Gjithsej | 1099783 |
Sinqeriteti..!
Të gjithë e njohim këtë fjalë por pak jemi të tillë, pak jemi që e vemë në praktikë këtë virtyt..
Të jesh I sinqertë është një cilësi që pak nga njerëzit e sotëm e kanë..Të jesh I tillë duhet që për gjithçka duhet të jesh I drejtë, pa hile dhe vetëm për hir të Allahut (s.v.t)..
Po, sa përqind e saj mbizotëron në zemrat tona, sa gram prej saj ndodhet në zemrat tona..?
Çfarë na pengon neve që të jemi të tillë, çfarë I mungon motrave, vëllezërve tanë besimtarë për të qenë të tillë…!
Çfarë ?!
Po citoj edhe një ajet kur’anor:
“(O I dërguari im) Ne të shpallëm ty për hir të së vërtetës. Për këtë arsye adhuro Allahun duke qenë I sinqertë në adhurimin ndaj Tij!” (ez-Zumer, 2)
Nga ky ajet kur’anor vërejmë rëndësinë që Allahu (s.v.t) I ka dhënë sinqeritetit, Ai I ka bërë thirrje Profetit (s.a.v.s) për të qene I sinqertë në ibadetet e tija..
Sa prej nesh jemi të sinqertë në faljen e namazit, në dhënien e zekatit, dhe në kryerjen e Haxhit..?
Sa..?
Të jesh I sinqertë, shpëton veten nga ngacmimet e shejtanit të mallkuar, I cili është armiku më I madh, dhe bën ç’mos për të devijuar njerëzit..Në një nga ajetet fisnike thuhet:
“(Shejtani) tha: O Zoti im, për shkak se më largove, unë do t’ua zbukuroj (mëkatet) sa të jenë në tokë dhe do t’I largoj të gjithë nga rruga e drejtë, përveç robërve të tu të cilët janë të sinqertë.” (el-Hixhër, 39-40)
Subhanallah, o njerëz a I lexojmë fjalët e shejtanit të mallkuar, a e shikojmë se sa të pa mbrojtur që jemi nëse nuk kemi për të qenë të sinqertë, çfarë na kushton neve të jemi të tillë..?!
Çfarë..?!
Subhanallah, përse mos të jemi ne të tillë që shejtani mos të ketë guximin të na afrohet dhe të na gënjejë ose të na I zbukurojë harramet e kësaj dynjaje, pse mos jemi ne të sinqertë që ai mos të marrë mundimin për të na e bërë mendjen çorbë dhe të fusë djallëzine në zemrat tona…?!
Të sinqertët janë të ruajtur nga ndëshkimi I xhehennemit. Urdhëri I Allahut (s.v.t):
“Vetëm robërit e mi të sinqertë (do të shpëtojnë nga ndëshkimi)” (es-Saffat, 40) e përgëzon këtë të vërtetë..
Ku jemi ne o robërit e zotit..? Ku jemi, pse nuk reflektojmë, të kthehemi të ndryshojmë karakterin tonë dhe të shtojmë në mes cilësinë e sinqeritetit, ku jemi që të pastrojmë zemrat tona nga djallëzitë që na ka futur ne zemër shejtani I mallkuar..?
Ku jemi që të pastrojmë zemrën nga smira..?
Ku jemi ne që falim namazin, ne të devotshmit, ku jemi..?!
Ku jemi ne, ata të cilët Allahu (s.v.t) I ka përmedur ne ajetin pak më lart…?
Ku jemi?
Përse nuk iu japim rendësi këtyre fjalëve, ku fundi-fundit kthimin e kemi tek Zoti ynë, tek Krijuesi I githësisë, përse nuk I zbatojmë këto virtyte..? Përse, çfarë na kushton neve të jemi të sinqertë dhe të ndershëm..?
Çfarë?
I lutem Allahut (s.v.t) të na ruajë nga shejtani I mallkuar, të na e mbrojë zemrën tonë nga cilesitë e djallezisë, dhe të na shtojë besimin në zemrat tona, të na I falë gjynahet tona dhe të na bëjë njerëz të gradave të larta dhe prej personave me imanin më të pastër dhe të sinqertë..
(amin)..
| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Islam - Tema të ndryshme