AddThis Social Bookmark Button

Kamata (Lufta me Allahun)

( 1 Vote )
Vlerësimi i Përdoruesve: / 1
I VarfërI Shkëlqyeshëm 

Në emër të Allahut, të Gjithmëshirshmit, Mëshirëplotit

Arsyet e Islamit për ndalimin e sistemit të kamatës

1) Ana etike dhe edukative

- Praktikimi i kamatës sjellë prishjen e ndjesisë së njeriut, edukatën dhe ndjenjat e tij përkundrejt muslimanëve përshkak të mbizotërimit të shpirtit të pangopësisë dhe aventurës në të menduar dhe në të punuar, sepse e gjithë përkujdesja e tij është përqendruar mbi orientimin e kapitalit ta fusi në ato investime më fitimprurëset, duke kërkuar kështu vetëm fitimin e garantuar. Ai person i shpejton hapat drejt atij investimi pa lodhje dhe pa mund, gjë që e bën të kërkoj rehatinë, duke parapëlqyer largimin nga përgjegjësia e humbjes, një barrë kjo që i mbetet vetëm huamarrësit.

2) Ana sociale

- Kamata është një akt që mbjell urrejtje dhe dëshpërim në shpirtat e njerëzve, sepse i varfëri që ka marrë borxh ndjen dhimbje dhe e urren njerëzimin kur shikon pasurinë dhe frytet e mundit të tij të shkojnë tek i pasuri padrejtësisht dhe si rrezultat i natyrshëm do të jetë ndërprerja e punëve të mira mes njerëzve, sepse borxhi nuk do të jipet vetëm se me kamatë dhe kjo bie ndesh me mësimet Islame, të cilat bëjnë thirrje për të afruar shpirtat drejt mirësisë, lëmoshës, borxhit dhe bashkpunimit për të bërë vepra të mira dhe për t’u treguar të devotshëm para Allahut.

3) Ana ekonomike

- Dhënja borxh me kamatë paralizon kapitalin për të kërkuar rrugën e tij drejt sipërmarrjeve të dobishme, të cilat i shërbejnë shoqërisë qoftë këto bujqësore, tregtare apo industriale, për shkak se nëse borxhdhënësi siguron një fitim të lehtë, nuk do të ketë nevojë të investojë pasurinë e tij në sipërmarrje, të cilat njohin edhe fitim edhe humbje, kështu që kamata i ndalon njerëzit me të vërtetë për të shfrytëzuar fitimet dhe kjo do të shkaktojë përhapjen e papunësisë, sepse interesat e njerëzve nuk mund të sistemohen vetem se me realizimin e fitimeve dhe punës në sipërmarrjet tregtare, bujqësore apo industriale, të cilat kamata i paralizon. 

Argumentet që ndalojnë kamatën

Fajdeja dhe kamata janë të ndaluara. Huadhënësi nga huamarrësi duhet të marrë vetëm atë që vërtet ia ka huazuar. Huatë e para që i nënshtrohen këtij vendimi janë huatë e ungjit tim Abbasit, i cili ka pasur mjaft borxhlinj.
O besimdrejtë, faljani kamatat borxhlinjve! Dëgjojeni këshillën time dhe pasuria juaj do të shtohet, sepse juve ju mbetet kryegjëja për tregëti dhe punë të ndershme. Nëse këtë nuk e bëni, dijeni se e keni zemëruar rëndë Allahun dhe të Dërguarin e Tij. (Kjo pjesë është shkëputur nga hutbeja lamtumirëse e Pejgamberit a. s.)

Ata që hanë Riba (kamatë, fajde) nuk do të vijnë ndryshe (në Ditën e Ringjalljes), veçse si një i rrahur nga shejtani që e tërheq atë drejt marrëzive. Kjo ngaqë ata thanë: “Tregtia është krejt si kamata”, ndërsa Allahu ka lejuar tregtinë dhe ka ndaluar kamatën. Prandaj kushdo që merr një thirrje (udhëzim) nga Zoti i tij dhe ndalon marrjen e kamatës, nuk do të dënohet për të shkuarën dhe rasti i tij është në gjykim të Allahut, por kushdo që i kthehet asaj, të tillët janë banorë të Zjarrit - ata atje do të banojnë. (Kuran: Bekare 275)
Allahu do të shkatërrojë Ribanë (kamatën) dhe do të shtojë Sadakanë (veprat bëmirëse, lëmoshën). Dhe Allahu nuk i do aspak mosbesimtarët, ata që veprojnë gjynahe. (Kuran: Bekare 276)
O ju që keni besuar! Kini frikë Allahun dhe ndërprisni çfarë ju ka mbetur nga kamata (këtej e tutje), në qoftë se jeni me të vërtetë besimtarë.
Dhe në qoftë se nuk e bëni këtë, atëherë merrni njoftimin për luftë nga Allahu dhe i Dërguarin i Tij, por nëse pendoheni, atëherë ju do të keni vlerën tuaj. Mos bëni padrejtësi (duke kërkuar më tepër se vlera juaj) që edhe juve të mos ju bëhet padrejtësi (që të mos merrni më pak nga vlera juaj).

(Kuran: Bekare 278 – 279

Pejgamberi (Paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) ka thënë: Kamata ka shtatëdhjetë e tri porta, më e lehta është sikur burri të bëjë marrëdhënie seksuale me nënën e tij, me të vërtetë kamata e kamatave është nderi i burrit musliman. 

Cilët persona përfshihen në mëkatin e kamatës ?

Hadithi numër 1612 në librin Riad us Salihin të imam Neveviut.
Nga Ibni Mes’udi r. a. transmetohet se ka thënë: I Dërguari i Allahut s. a. v. s. e ka mallkuar shfrytëzuesin e kamatës dhe atë që merrë kredi me kamatë.
Ndërsa Tirmidhiu dhe të tjerët shtojnë: ,,Edhe dëshmitarët edhe shkruesin“.
Si përfundim – Allahu i Madhëruar e ka ndaluar kamatën dhe Ai është i Urti dhe i Ghithëdishmi. Ndalimi i kamatës është i argumentuar nga tekstet kuranore dhe të Sunetit (të cilat u cekën më lartë) dhe nuk është e thënë që të gjitha detyrimet duhet të jenë të ditura për krijesat. Për këtë arsye duhet të jemi të prerë në ndalimin e kamatës edhe nëse nuk kemi dijeni rreth urtësisë që fshihet pas kësaj ndalese.

Mënyra e huazimit të parave sipas ligjeve Islame

Rregullat e shkrimit të borxhit i ka vendosur Allahu i Madhëruar sepse kjo gjë është më afër devotshmërisë dhe është element shumë i fortë që ne t’i ruajmë marrëveshjet dhe marrëdhëniet ndërnjerëzore. Këto rregulla janë të sqaruara në ajetet kuranore dhe në hadithet profetike dhe janë siç vijojnë:
O ju që keni besuar! Kur të lidheni për një borxh për në kohë të caktuar, shkruajeni atë. Le të jetë një shkrues që të shkruajë me drejtësi mes jush. Le të mos kundërshtojë shkruesi të shkruajë ashtu siç e ka mësuar Allahu. Kështu le të shkruajë pra dhe le të diktojë ai (borxhliu) i cili merr mbi vete përgjegjësinë për të diktuar dhe ai duhet të ketë frikë Allahun, Zotin e tij, e të mos pakësojë asgjë nga detyrimi i tij. Por nëse borxhliu është i paaftë mentalisht, apo i mitur, apo nuk është në gjendje të diktojë (flasë) vetë, atëherë le të diktojë kujdestari i tij me drejtësi. Dhe merrni dy dëshmitarë nga njerëzit tuaj dhe nëse nuk gjinden dy burra, atëherë merrni një burrë e dy gra, të atilla që ju t’i pranoni si dëshmitarë, kështu që nëse njëra harron, tjetra ia kujton. Dhe dëshmitarët nuk duhet të refuzojnë kur thirren për të dëshmuar. Nuk duhet të lodheni, as të mërziteni duke shkruar (marrëveshjen tuaj) nëse është e gjatë apo e shkurtër për kohën e ardhshme të afatit të saj. Kjo është më e drejtë tek Allahu, më e qëndrueshme si dëshmi dhe më bindëse për të parandaluar dyshimet mes jush. Por kur keni të bëni me tregti të çastit që ju e zhvilloni ndërmjet jush, nuk përbën gjynah për ju në qoftë se nuk e shkruani, por merrni dëshmitarë sa herë që të bëni ndonjë marrëveshje tregtie. Dhe të mos vuajë as shkruesi dhe as dëshmitari asnjë pasojë, dhe nëse u shkaktoni atyre (pasoja), kjo do të ishte poshtërsi nga ana juaj. Dhe ia kini frikën Allahut; dhe Allahu ju mëson ju. Dhe Allahu është i Gjithëdituri për çdo gjë.
(Kuran: Bekare 282)

Dhe nëse jeni në udhëtim dhe nuk mundeni të gjeni dot shkrues, atëherë merrni ose leni peng diçka. Më pas, në qoftë se njëri i beson tjetrit, atëherë ai të cilit i është dhënë besimi, ta shkarkojë besimin e dhënë me besnikëri dhe le të ketë frikë Allahun, Zotin e tij. Dhe mos e fshihni dëshminë, sepse ai që e fsheh atë, sigurisht që zemra e tij është gjynahqare. Dhe Allahu është i Gjithëditur për çfarë veproni ju. (Kuran: Bekare 283)
Nëse borxhliu juaj është në vështirësi, vazhdojani afatin e pagimit, ndërsa, nëse jeni në gjendje që t’ia falni borxhin, atëherë kjo është edhe më e mirë për ju.
(Kjo pjesë është shkëputur nga hutbeja lamtumirëse e Pejgamberit a. s.)
Kur të obligoheni se do ta paguani borxhin, pagujeni me kohë, dhe kur ta bëni marrëveshjen bëjeni atë me shkrim, saktë dhe besnikërisht theksojeni afatin e pagesës... (Kjo pjesë është shkëputur nga hutbeja lamtumirëse e Pejgamberit a. s.)
Falënderimi i takon Allahut

Freskimi i fundit E martë, 14 Shtator 2010 20:49

Lutje nga Kur'ani edhe Sunneti

Foto e rastit

Statistikat

1896363
SotSot812
DjeDje1380
Ketë javëKetë javë9897
Ketë muajKetë muaj27808
GjithsejGjithsej1896363

Statistikat e shkarkimve

Arkivi i zbritjve përmban aktualisht 635 shkarkime në 47 kategori. Deri më sot, këto kanë qenë të shkarkuar 383591 herë.

Namazi - Dokumentar

Forma e Namazit

Free business joomla templates