Xhamia Imam El Buhari

E mërkurë, Shtator 03, 2014

Foto e rastit

Statistikat

2125679
SotSot770
DjeDje1875
Ketë javëKetë javë4824
Ketë muajKetë muaj4824
GjithsejGjithsej2125679

Statistikat e shkarkimve

Arkivi i zbritjve përmban aktualisht 635 shkarkime në 47 kategori. Deri më sot, këto kanë qenë të shkarkuar 436545 herë.

Data Hixhri

e mërkure 7 Dhul-Qada 1435 Hixhri, 3 Shtator 2014
Xhamia El Buhari ne facebook.com
Kontribut

Kohet e namazit

Kohet e namazit

Kush është në lidhje

Momentalisht kemi 52 mysafirë në linjë

Ngushtimi i gjoksit me rritjen e lartësisë

( 5 Votes )
Vlerësimi i Përdoruesve: / 5
I VarfërI Shkëlqyeshëm 

 

Qenieve njerëzore i duhet oksigjeni dhe shtypja e ajrit në mënyrë që të mbijetojnë. Frymëmarrja bëhet e mundshme nga arritja e oksigjenit në atmosferë në qeskat e mushkërive tona. Me rritjen e lartësisë, megjithatë, shtypja atmosferike bie meqë atmosfera bëhet më e hollë. Prandaj, sasia e oksigjenit që hyn në qarkullimin e gjakut ulet dhe frymëmarrja bëhet më e vështirë. Me ngushtimin dhe tkurrjen e qeskave të ajrit, ne ndjehemi sikur nuk mund të marrim frymë.

 

 



Në qoftë se sasia e oksigjenit në gjak është më e vogël se nevojat e trupit, atëherë shfaqen disa simptoma: lodhje ekstreme, kokëdhimbje, marramendje, vjellje, dhe humbje e arsyes. Kur arrihet një lartësi e caktuar, më në fund bëhet fare e pamundshme për një njeri të marr frymë.  Kjo është arsyeja pse ne kemi nevojë për boca oksigjeni dhe rroba speciale në mënyrë që të mbijetojmë në lartësi të tilla.

Dikush në lartësi mbidetare prej 5.000 – 7.500 metra mund t’i bie të fikët dhe të bie në koma për shkak të vështirësive në frymëmarrje. Kjo shpjegon praninë e pajisjeve të oksigjenit në aeroplana. Ka edhe sisteme të veçanta që rregullojnë shtypjen e ajrit kur aeroplanët fluturojnë në lartësi mbidetare prej 9.000 – 10.000 metra.

Mungesa e oksigjenit ndodh kur oksigjeni dështon të arrij në inde. Kjo mungesë e oksigjenit ndodh në lartësitë mbidetare prej 3.000 – 4.000 metra. Disa njerëz madje humbin vetëdijën në lartësi të tilla, por mund të shpëtohen me trajtim të menjëhershëm me oksigjen.

Në krahasimin e bërë në ajetin e mëposhtëm, kjo e vërtetë fizike, ndryshimet që ndodhin në gjoks me rritjen e lartësisë, është treguar me këto fjalë:

Atë që Allahu dëshiron ta udhëzojë, ia zgjeron zemrën për (të pranuar) islamin. Atë që dëshiron ta lërë të humbur, zemrën e tij ia bën shumë të ngushtë sikur të ngjitej në qiell. Kështu Allahu lëshon dënimin mbi ata që nuk besojnë. (Kur'an, 6:125)

 

Kurani dhe shkenca - Kurani dhe shkenca

Lutje nga Kur'ani edhe Sunneti

Forma e Namazit

Namazi - Dokumentar