E premte, 26 Dhetor 2008 23:34
Shkruar nga elbuhari
Argumentet që ndalojnë muzikën
1) Dhe nga njerëzit është ai që blen (përkushtohet në veprimtari) tregime boshe (lojë, dëfrim, filma, muzikë) për të gabuar (njerëzit) nga Rruga e Allahut pa asnjë dije dhe e merr atë (Rrugën e Allahut, Kur’anin, Islamin) me synimin për t’u tallur. Për të tillët do të ketë ndëshkim poshtërues (në Zjarr).
(Kuran: Llukman, 6)
Komenti – Kur u pyet Abdullah Ibn Mesudi (komentuesi më i mirë i Kuranit pos Pejgamberit a. s.) se cilat janë këto fjalë boshe(të cilat përmenden në këtë ajet)? Ai u përgjigj: Pasha Allahun që nuk ka Zot jetër pos Tij është muzika. Të njejtën gjë e përsëriti tri herë.
2) Nga Ebu Amir ose Ebu Malik – El Eshari transmetohet se Profeti (Paqa qoftë mbi të) ka thënë: Do të ketë prej umetit tim njerëz që e bëjnë hallall (të lejuar) amoralitetin, mëndafshin, alkoolin dhe muzikën. Do zbresin disa prej tyre rrëzë një mali. Kthehet nga kullota një bari me bagëtinë e tyre dhe shkon tek ata për një nevojë, i thonë: Kthehu nesër tek ne. I vdes Allahu këta duke u hedhur malin përsiper disa të tjerë i shëndërron në majmuna e derra deri në Ditën e Shkatërrimit (Kijametit).
Komenti i Albanit – Kuptojmë nga ky hadithë se çfarë ata e konsiderojnë të lejuar (hallall) është e ndaluar (haram). Albani thotë se hadithi është i vërtetë dhe e transmeton Imam Buhariu. Numri i këtij hadhithi është 5590 në librin e Buhariut.
3) Transmetohet nga Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të) se Profeti (Paqa qoftë mbi të) ka thënë: Dy zëra janë të mallkuar në jeten e kësaj bote (dynja) dhe në botën e amshueshme (ahiret): Fyelli në mirësi dhe zëri në fatkeqësi (d.m.th. vajtimi). (Albani thotë se hadithi është i vërtetë)
4) Abdullah bin Amir bin As transmeton se Profeti (Paqa qoftë mbi të) ka thënë: Allahu i Madhëruar e ka bërë haram alkoolin, bixhozin (kumaren), daullen, gubejren (pije dehëse që bëhet nga misri) dhe çdo dehës është haram. (Hadithin e transmetojnë: Ebu Davudi, Bejhekiu, Ibn Abdul Berr etj. ndërsa e saktëson Albani).
5) Umran bin Husejn transmeton se Pejgamberi (Paqa qoftë mbi të) ka thënë: Do ndodhin në umetin tim akuza (të rreme) shëndrrime (në derra e majmuna) dhe shembje
(toke). Thanë: O i dërguari i Allahut, kur? Tha: kur të shfaqen veglat muzikore, të shtohen këngëtarët dhe të pihet alkooli. (Hadithin e transmetojnë: Tirmidhiu, Ibn ebi Ed Dunia, Ebu Amr Eddani dhe Ibn Nexhxhari) Në një transmetim tjetër po ashtu të saktë thuhet: Do ndodhin në fundin e umetit tim shembje, akuzime dhe shëndrime. Thanë: Pse o i dërguar i Allahut? Tha: se do të mbajnë këngëtarë (për të dëgjuar) e do të pijnë alkool. (Albani thotë se hadithi është i vërtetë).
Komenti – Në këto dy transmetime të këtij hadithi duket qartë se veglat muzikore (d.m.th.: dëgjimi dhe përdorimi i tyre) dhe këngëtarët (d.m.th.: dëgjimi i këngëve të tyre) jo vetëm që janë të ndaluara (haram), por kanë edhe ndërshkimin që në këtë botë.
Këto argumente u shkëputen nga libri me titull ,,Muzika hallall apo... ?’’ i dijetarit Nasurudin Albani
Islam -
Të ndaluarat