Joomla TemplatesWeb HostingFree Money
Pergjigjet
Njohuri rrethë Islamit

Obligueshmërija e namazit të të sëmurit on 29/07/2010 prej Ebuemir
Obligueshmërija e namazit të të sëmurit
Kujdes vlla i nderuar në ...
147 0

Hadithet e namazit on 18/07/2010 prej Ebuemir
Hadithet e namazit
  Faluni sikur që ...
343 0

Flash Video e fundit

Kategori: Ilahije
Vlersime:
Shikuar: 1011
Kategori: Ligjerata
Vlersime:
Shikuar: 1966
Kategori: Ligjerata
Vlersime:
Shikuar: 783
Galeria
Stats
JoomlaWatch Stats 1.2.9 by Matej Koval
Statistikat
289421
SotSot337
DjeDje739
Këtë javëKëtë javë2779
Kete muajKete muaj6838
KrejtsishtKrejtsisht289421
38.107.191.117

Dobit e muajit të Ramazanit

Njohuri rrethë Islamit

E mërkurë, 21 Tetor 2009 16:52

Shtyllat e islamit

Shkruar nga Ebuemir

Ka thënë i Dërguari i Allahut: Islami është ndërtuar në pesë shtylla:

Dëshmia se nuk ka të adhuruar tjetër përveq Allahut dhe se Muhamedi është rob dhe i Dërguar i Tij (që do të thotë se nuk meriton të adhurohet me të drejtë askush përveq Allahut, po ashtu të rrespektoshë të Dërguarin e Tij në atë që e kumton).

Falja e namazit (kryerja e namazit me kushtet e tij, me shtyllat e tij, vaxhibet dhe sunnetet e tij).

Dhënja e zekatit (obligohet zekati nëse muslimani posedon 85gr prej arit ose të holla të cilat barazohen me vlerën e arit ku duhet të paguaj 2.5% pasi që pasuria e tij të qëndroj një vitë, ndërsa zekati jashtë të hollave secila ka sasi të caktuar).

Kryerja e haxhit (për atë i cili ka mundësi materiale dhe shëndetësore dhe ai që ka mundësi udhtimi)

 

Agjërimi i ramazanit (ndalimi nga ushqimi dhe mardhënjet intime si dhe ndalimi nga çdo gjë që e prish agjërimin prej agimit të mëngjesit e deri në perëndim të diellit).

Freskuar me E mërkurë, 21 Tetor 2009 17:54
E mërkurë, 21 Tetor 2009 16:56

Shtyllat e imanit

Shkruar nga Ebuemir
Vlerso këte artikull
(1 vote)

Të besosh në Allahun (ta njësosh Allahun në cilësit e Tij, në adhurim, në lutje dhe në gjykim).

Të besosh në melaiket e Tij (melaiket janë krijesa të Allahut të krijuara prej dritës, janë të krijuara që të zbatojnë urdhërat e Allahut dhe regjistrimin e veprave të njerëzve).

Të besosh në librat e Tij (Tevrati, Inxhili, Zeburi dhe Kurani i cili është më i vlefshmi)

Të besosh të Dërguarit e Tij (i pari Nuhi ndërsa i fundit Muhmedi, i cili është vula e Pejgamberve dhe më i vlefshmi prej tyre).

Të besosh ditën e fundit (ditën e llogaris dita kur njerëzit do të shpërblehen për veprat e tyre).

 

Të besosh në kadan dhe kaderin, në caktimin e Allahut, të keqen dhe të mirën (të jesh i kënaqur me caktimin e Allahut të mirën dhe të keqen të ëmblën dhe të hidhurën).

Freskuar me E mërkurë, 21 Tetor 2009 17:57
E mërkurë, 21 Tetor 2009 16:58

Kuptimi i islamit, imanit dhe ihsanit (mirësisë)

Shkruar nga Ebuemir
Vlerso këte artikull
(0 vlersime)

Transmetohet nga Umeri i cili thotë: ishim ulur me të Dërguarin e Allahut një ditë dhe kur u paraqit para nesh një njeri me rroba shumë të bardha, me flokë shumë të zeza, në të nuk vëreheshin gjurmët e udhëtimit dhe askush prej nesh nuk e njihte gjerësa u ul afër të Dërguarit të Allahut dhe i vendosi gjunjët e tij tek gjunjët e të Dërguarit të Allahut. Vendosi duart e tij mbi kofshët e tij dhe tha: O Muhamed më njofto se çka është islami? I Dërguari i Allahut tha: Islami është të dëshmosh se nuk ka zot që meriton adhurimin përveç Allahut dhe se Muhamedi është i Dërguar i Tij, të falësh namazin, të japësh zekatin, të agjërosh ramazanin dhe të kryesh haxhin nëse ke mundësi. I tha ky person të Dërguarit të Allahut: Të vërtetën e ke thënë. Ne u quditëm me të, vet pyet dhe vet e vërteton. Pastaj i tha: Më njofto se çka është imani? I Dërguari i Allahut tha: Imani është të besosh në Allahun, në melaiket e Tij, në librat e Tij, në të Dërguarit e Tij, në ditën e fundit dhe të besosh në caktimin e të keqes dhe të mirës. I tha të vërtetën e ke thënë. I tha pastaj: Më trego për ihsanin (mirësinë)? Tha: Mirësi është ta adhurosh Allahun sikur ta shohësh ti Atë edhe pse ti nuk e sheh Atë, Ai të sheh ty. I Tha: Më trego për kataklizmin (kiametin)? I Dërguari i Allahut tha: I pyeturi nuk është më i ditur për këtë çështje se sa pytësi. I tha: Më trego për shenjat e tij? Tha: kur robëresha lind zonjushën e saj dhe kur ti shohësh të zbathurit, të zhveshurit, të varfërit, barinjët e deleve që garojnë në ndërtime. Pastaj ky njeri u largua. Qëndruam një kohë pastaj i Dërguari i Allahut më tha: O Umer a e dite se kush ishte pyetësi? I thash: Allahu dhe i Dërguari i Tij e dinë, tha: ky ishte Xhibrili, erdhi që të ju mëson fenë tuaj ( transmeton Muslimi).

Freskuar me E mërkurë, 21 Tetor 2009 18:00

 

Kjo fjalë përmban mohimin e çdo adhurimi që i bëhet dikujt tjetër pastaj pohimin dhe vërtetimin se adhurimin e vërtetë e meriton vetëm Allahu.

Allahu thotë në Kuran: Atëherë, dije se nuk ka Zot tjeter (që meriton adhurimin) pos All-llahut (Muhamed 19).

I Dërguari i Allahut thotë: “Kush thotë la ilahe il-lallah me sinqeritet ka hyrë në xhennet” (transmeton Bezari ndërsa Albani thotë se është hadith i vërtetë)

Ndërsa fjala me sinqeritet ka për qëllim atë përson i cili e kupton këtë fjalë, punon me këtë fjalë dhe thërretë në këtë fjalë. Sepse në të ka njëshmëri të Allahut për të cilën Allahu i ka krijuar njerëzit dhe xhinët.

Freskuar me E enjte, 29 Tetor 2009 20:17
E martë, 27 Tetor 2009 20:09

Kuptimi i fjalës Muhamedu Resulullah

Shkruar nga Ebuemir

Të besosh se ai është i dërguar prej Allahut. Besojmë në atë që na ka lajmëruar dhe e rrespektojmë atë që na urdhëron, lëmë atë që na ka ndaluar dhe e adhurojmë Allahun me atë që na ka ligjësuar.

Thotë Ebu Hasen Nedevij në librin e tij: “ Synimi i Pejgamberve në çdo kohë dhe në çdo vend ka qen përmisimi i besimit ndaj Allahut tek njerëzit, përmisimin e lidhjeve mes robit dhe Krijuesit të Tij, thirrje në sinqeritetin në Allahun dhe se Allahu është Ai i Cili sjell dëmin dhe dobin. Thirrje në atë se vetëm Allahu është Ai i Cili adhurohet, të shpresojmë dhe ti lutemi vetëm Atij.

Freskuar me E enjte, 29 Tetor 2009 20:16
E martë, 27 Tetor 2009 20:10

Ku është Allahu?

Shkruar nga Ebuemir
Vlerso këte artikull
(0 vlersime)

Nga Muavije b. Hakem Esselemij transmetohet se ka thënë: “... Kisha një robreshë e cila i ruante delet e mia. Një ditë ujku ia kishe grabit një dele. Unë jam njeri si gjithë njerëzit që pendohem për atë që kam bërë por i kisha ra një shuplak dhe pastaj erdha tek i Dërguari i Allahut dhe i tregova për këtë ai ma bëri një gjë të tillë shumë të madhe. Atëherë unë i thash: O i Dërguar i Allahut a ta liroj atë? Ai tha: sille këtu. Kur e solla i Dërguari i Allahut e pyeti. Ku është Allahu? Tha: në qiell. I tha: Kush jam unë. Tha: Ti je i Dërguar i Allahut. I Dërguari i Allahut tha: Liroje se ajo është besimtare”. ( Transmeton Buhariu dhe Ebu Davudi).

Freskuar me E enjte, 29 Tetor 2009 20:16
E martë, 27 Tetor 2009 20:11

Besimi na caktimin e Allahut

Shkruar nga Ebuemir
Vlerso këte artikull
(0 vlersime)

Besimi në caktimin e Allahut është shtylla e gjashtë e besimit. Kuptimi i tij është ashtu sikur ka thënë Imam Neveviu në librin e tij “ 40 hadithet e Imam Neveviut”: Allahu i ka caktuar gjërat në të kaluarën dhe e ka ditë Allahu se ato do të ndodhin në kohëra të caktuara, në vende të caktuara. Ato ndodhin ashtu sikur që i ka caktuar Allahu.

Besimi në caktimin e Allahut është në disa shkallë:

Freskuar me E enjte, 29 Tetor 2009 20:16
<< Fillim < Paraprake 1 2 3 Pasuese > Fund >>
Faqja 1 prej 3
Data Hixhri
Ejnte 1 Shawwal 1431, 9 Shtatot 2010
Kohet e Namazit
Vaktija
Kush është në lidhje
Momentalisht kemi 26 mysafirë në linjë
Reklam