Xhamia Imam El Buhari

E mërkurë, Shkurt 08, 2012


AddThis Social Bookmark Button

Foto e rastit

Statistikat

943875
SotSot308
DjeDje1088
Ketë javëKetë javë2765
Ketë muajKetë muaj9586
GjithsejGjithsej943875
Njohuri rrethë Islamit
Njohuri rrethë Islamit

Njohuri rrethë Islamit (31)

E martë, 31 Maj 2011 19:20

Mesti mbi fash

Written by

Mesti mbi fash është i ligjësuar për atë i cili me fashën e ti ka të lidhur ndonjë pjes të trupit.

Me i dhan mes fashës është obligim kur të merresh abdes apo kur të pastrohesh nga xhunubllëku, dhe kjo zavendësonë larjen e asaj pjese.

Kur duhet ti jipet mest?- Ai i cili ka ndonjë plagë, thyrje dhe dëshiron të merrë abdes, ose ai i cili frikësohet se dëmton gjymtyrën e tij, ose me pastrimin e asaj gjymtyre të plagosur i shtohet smundja edhe më shumë ose vonohet shërimi me larjen e asaj gjymtyre, në këto raste i jipet mest mbi pjesën e cila është e lidhur me fash. Nëse frikohet me i dhënë mest fashës atëherë mbështjell fashën me ndonjë çorap apo diq tjetër dhe i jep mest asaj pastaj. Mesti mbi fash nuk është kusht që momentin kur lidh fashën të jesh me abdes dhe as nuk ka kohë të kalimit ta afatit por gjithmonë i jep mest kur merr abdes apo kur pastrohet përderisa arsyeja qëndronë.

Kur prishet mesti mbi fash?- Mesti mbi fash prishet me hjekjen e sajë prej vendit te vetë, ose nëse ajo lëviz prej vendit të vetë ose nëse varra është shëndosh.

 

E diel, 03 Prill 2011 17:24

Çështje që kanë të bëjnë me guslin

Written by

PastrimNjë gusël mjafton që njeriu të pastrohet prej menstruacioneve dhe prej xhunubllëkut. Po ashtu mjafton një gusël nëse bajrami është në ditën e xhuma. Po ashtu mjafton një gusël për xhunubllëkun dhe për ditën e xhuma, nëse ai i bënë këto me njet. Bazuar në hadithin e të Dërguarit të Allahut: “ Çdo njeri merr atë për të cilën ka bërë njet”. Disa dijetar e mendojn se për çdo gusël duhet të ketë njet te veqantë.

 

Nëse është pastruar prej xhunubllëkut dhe nuk ka marr abdes, gusli zavendëson edhe abdesin. Ka thënë Ebu Bekr b. Arabij: “ Nuk ka diskutim mes dijetarve se abdesi hynë nën guslin dhe njeti i pastrimit nga xhunubllëku mjafton edhe për abdes.

E diel, 03 Prill 2011 17:21

Gusli i preferuar

Written by

PastrimiGusli i preferuar është gusli që njeriu me të shpërblehet tek Allahu ndërsa nëse e len atë nuk ka mëkat tek Allahu:

Gusli ditën e xhuma- Pasi që xhumaja është ditë bashkimi i muslimanve për ibadet dhe për namaz, Allahu urdhëroi me gusël, duke i kushtuar një kujdesë të veçant në mynyrë që muslimanët në tubimet e tyre të jenë në formën më të mirë të pastërtisë. I Dërguari i Allahut ka thënë: “ Gusli në ditën e xhuma është obligim për çdo të rritur musliman. Po ashtu të përdor sivakun dhe misk aq sa ka mundësi”. ( Buhariu). Shiqimi i parë i këtij hadithi tregon se gusli ditën e xhuma është obligim e jo një gjë e pëlqyeshme ashtu sikur që është mendimi i hadithologve.

Gusli në dy bajramet- Dijetarët kanë pëlqyer pastrimin para namazit të bajramit.

E diel, 16 Janar 2011 15:05

Sunetet e guslit

Written by

Ai i cili pastrohet duhet të ju kushtoj kujdesë veprimit të Pejgamberit kur ai pastrohej duke filluar:

 

Me pastrimin e duarve tri herë.

Pastaj pastron organin e tij.

Pastaj pastron tërë trupin e tij duke filluar nga ana e djatht pastaj të majtën duke pas parasysh vendet ku uji depërton me vështërsi si sqetullat, rrethë birave të veshve, kërthiza, gishtrinjët e këmbëve, fërkimi i trupit që ka mundësi fërkimi i tij. Esenca e tërë kësaj është ajo që transmetohet nga Aisha se i Dërguari i Allahut kur pastrohej prej xhunubllëkut fillonte me pastrimin e duarve të tij. Pastaj merte uj me të djathtën e vendoste në të majtën dhe e pastronte organin e tij. Pastaj merte abdest sikur që merte për namaz. Pastaj merte ujin dhe i fuste gishtrinjët e tij në rrënjët e flokve gjersa mendonte se ka arrit uji në rrënjët e tyre. Pastaj merrte tre grushta uj dhe hudhte mbi koken e tij, pastaj përshkonte me uj tërë trupin e tij.( Muttefekun alejhi).

E hanë, 03 Janar 2011 22:12

Shtyllat e guslit

Written by

Shtyllat

Nuk plotësohet gusli në sheriat përveç nëse plotësonë dy gjëra:

Njeti( vendosja)- Njeti është ai i cili dallon zakonin prej ibadetit. Njeti është vepër vetëm e zemrës ndërsa të shqiptuarit e njetit me gojë sikur që veprojnë shumë nga njerëzit nuk ka bazë në fe dhe është një çështje e shpikur.

Larja e tërë trupit- Bazuar nga fjala e Allahut: Nëse jeni xhunubë, atëherë pastrohuni (lahuni)! ( maide 6). Po ashtu fjala e Allahut: O ju që besuat, mos iu afroni namazit duke qenë të dehur, derisa të dini se ç'flitni, e as duke qenë xhuhubë (të papastër) derisa të laheni, ( nisa 43). Ky ajet është argument se fjala pastrim është për qëllim gusli. Ndërsa realiteti i pastrimit të njeriut është kur ai pastron tërë trupin sikur që është e njohur në gjuhën e njerzëve.

UjiNamazi- Bazuar nga fjala e Allahut: Nëse jeni xhunubë, atëherë pastrohuni (lahuni)! ( maide 6). ( të gjitha këto vlejnë si për meshkujt ashtu edhe për femrat).

Tavafi ( rrotullimi rrethë qabes). Bazuar nga fjala e të Dërguarit të Allahut: “ Tavafi rrethë Qabes është namaz përveçse Allahu në të ka lejuar bisedën”. ( Tirmidhiu, Daru Kutni dhe Hakimi thotë se është hadith i vërtetë).

Prekja e Mus’hafit apo bartja e tij- Ndalesa prekjes së Mus’hafit dhe bartjes së tij është pajtim i Imamve dhe në këtë nuk ka pas asnjë diskutim mes shokve të Pejgamberit.

Qëndrimi në xhami- I ndalohet atij që është xhunub të qëndrojë në xhami. Bazuar nga fjala e të Dërguarit të Allahut: O ju që besuat, mos iu afroni namazit duke qenë të dehur, derisa të dini se ç'flitni, e as duke qenë xhuhubë (të papastër) derisa të laheni, ( nisa 43). Por i lejohet njeriut nëse hyn në xhami kalimthi bazuar nga ky ajet dhe nga fjala e të Dërguarit të Allahut që i tha Aishës: “ Më jep sexhaden prej xhamis. Ajo i tha: Un jam me menstruacione. I Dërguari i Allahut i tha: Menstruacioni yt nuk është në dorën tënde” ( të gjithë transmetojnë këtë hadith përveç Buhariut).

E hanë, 01 Nëntor 2010 19:55

Gusli dhe detyrimet e tij

Written by

Gusël do të thotë të përshkosh tërë trupin me uj, bazuar bë fjalën e Allahut: Nëse jeni xhunubë, atëherë pastrohuni (lahuni)! ( maide 6). Po ashtu fjala e Allahut: Të pyesin ty për menstruacionin (hajdin). Thuaj: "Ajo është gjendje e neveritur, andaj largohuni prej grave gjatë menstruacionit dhe mos iu afroni atyre (për marëdhënie) derisa të pastrohen. E kur të pastrohen, atëherë afrohuni atyre ashtu siç u ka lejuar All-llahu. All-llahu i do ata që pendohen, dhe ata që ruhen prej punëve të ndyta e të neveritshme. ( bekare 222).

E enjte, 21 Tetor 2010 17:53

Kushtet e mes’hit mbi meste

Written by

Kushtet e mes’hit mbi meste:

 

 

kushtëzohet që njeriu të jetë me abdes kur vesh mestet.

vendi i dhënjes mes’h është shpina e mestit bazuar nga fjala e Aliut i cili ka thënë: sikur të ishte feja me logjikën e njeriut fundi i mestit do të kishte më shumë prioritet në dhënjen e mes’hit se sa shpina e tij. Kam parë të Dërguarin e Allahut i cili jepte mes’h në anën e epërme të mesteve (transmeton Ebu Davudi dhe Daru Kutni me zingjir të vërtetë).

E diel, 03 Tetor 2010 17:00

Mes’hi mbi meste dhe çorap

Written by

Argumenti për ligjësimin e mes’hit mbi meste. Mes’hi mbi meste është vërtetuar me hadithe të vërteta nga i Dërguari i Allahut kur ai qëndronte në vendin e vet dhe kur ishte udhëtar dhe pa marrë parasysh se a ka pas nevojë për një gjë të tillë apo nuk ka pas nevojë.

Argumenti më i fortë për këtë është hadithi i të Dërguarit të Allahut nga ajo që shënon Buhariu nga transmetimi i Xherir b. Abdullah i cili thotë: “ Kam parë të Dërguarin e Allahut i cili kreu nevojën e tij të vogël dhe pastaj mori abdes dhe ju dha mes’h mesteve.

E diel, 03 Tetor 2010 16:24

Çka nuk e prish abdesin:

Written by

  1. prekja e gruas. Bazuar nga gruaja e Pejgamberit Aishja e cilat thotë: “ flija para duarve të Pejgamberit, ndërsa këmbët e mija ishin në drejtim të kiblës së tij. Kur dëshironte të bënte sexhde i mblidhte këmbët e mija”. ( muttefekun alejhi).

  2. dalja e gjakut qoftë me plagosje, hixham, apo dalje e gjakut nga hunda. Ka thënë Haseni: “ ende muslimanët vazhdonin të faleshin me plagët e tyre duke ju rrjedhë gjaku” ( Buhariu).

  3. të vjellurit pa marr parasysh a vjell me plotë gojën apo jo.

Faqja 1 prej 3

Lutje nga Kur'ani edhe Sunneti

Duaja kur hymë në treg
Muhammedi alejhisselam thotë: " Kush hyn në treg dhe thotë: LA ILAHE IL-LALL-LLAHU VAHDEHU LA SHERIKE LEH, LEHUL MULKU VE LEHUL HAMDU JUHJI VE JUMIT, VE HUVE HAJJUN LA JEMUT, BI JEDIHIL HAJR, VE HUVE `ALA KUL-LI SHEJ'IN KADIR [" Nuk ka hyjni jetër përveç All-llahut, i vetëm është Ai, nuk ka shok, për Të janë sundimi dhe... Lexo më shumë...
Istigfari dhe Teubja
I Dërguari i Allahut, Muhamedi (salall-llahu alejhi ue selem) thotë në disa hadithe: "Për Allahun, unë i kërkoj falje e pendohem tek Ai më shumë se shtatë-dhjetë herë në ditë." "O njerëz! Pendohuni tek Allahu që të gjithë. Unë i kërkoj falje Atij njëqind herë në... Lexo më shumë...
Duaja pas ezanit
Muhammedi alejhisselam thotë: " Kush thotë kur dëgjon thirrjen e ezanit: ALL-LLAHUMME RABBE HADHIHID-DA'VETIT¬TAAMMETI VES-SALATIL KAIMETI ATI MUHAM¬MEDENIL VESILETE VEL FADILETE VEB'ATHHU MEKAMEN MAHMUDENIL-LEDHI VE'ADTEH [" O All-llah, Zot i kësaj thirrjeje të plotë dhe namazit që do të fillojë, jepi Muhammedit... Lexo më shumë...
Duaja me rastin e brengave dhe borxheve
All-llahumme inni eudhu bike minel-hemmi vel-huzni ve eudhu bike minel-axhzi vel-keseli ve eudhu bike minel-xhubni vel-buhli ve eudhu bike min galebetid-dejni ve kahrir-rixhal. O Zot, e kërkoj mbrojtjen Tënde nga brenga dhe pikëllimi! Prej Teje kërkoj mbrojtje nga dobësia dhe përtacia. Prej Teje kërkoj mbrojtje nga frika dhe koprracia. Prej Teje kërkoj... Lexo më shumë...
Duaja me rastin e marrjes së abdestit
All-llahummexh’alni minet-tevvabine vexh’alni minel-mutetahhirin. O Zot, më bën prej atyre që pendohen shumë dhe prej atyre që përpiqen të pastrohen!  
Duaja e rëskut-furnizimit
All-llahummeftah lena ebvabe rahmetike ve sehhil lena ebvabe rizkik. O Zot, na hap dyert e mëshirës Tënde dhe na lehtëso dyert e nafakës Tënde! All-lahummehdini li ahsenil-ahlaki la jehdi li ahseniha il-la ente vasfir anni sejjieha la jesrifu anni sejjieha il-la ent. O Zot, më udhëzo me mrekullitë në të mëdha, ngase në... Lexo më shumë...
Duaja pas tubimit
Muhammedi alejhisselam thotë: " Kush merr pjesë në një tubim që bëhet polemikë në të, e para se të ngrihet thotë:   SUBHANEKELL-LLAHUMME VE BI HAMDIKE, ESH'HEDU ENLA ILAHE IL-LA ENTE, ESTAGFIRUKE VE ETUBU ILEJK [" I madhëruar je o All-llahu im, dëshmoj se nuk ka hyjni tjetër përveç Teje,... Lexo më shumë...
Duaja me rastin e pagjumsisë
All-llahumme rabbes-semavati ve ma ezal-let ve rabble-eredine ve ma ekal-let ve rabbesh-shejatini ve ma edal-let kun li xharen min sherri halkike exhmeine en jefruta alejje ehadun min hum ev en jatga, azze xharuke ve tebarekesmuk. O Zot im, Sundimtar i shtatë qiejve dhe gjithë që ato mbulojnë, Sundimtar i tokëve dhe gjithë që ekziston mbi to dhe që bartin... Lexo më shumë...
Dhikri pas përfundimit të abdesit
  Esh-hedu en lá Iláhe il-lAlláhu vahdehu lá sheríke lehu ve esh-hedu enne Muhammeden abduhú ve resúluhú. Dëshmoj se nuk ka të adhuruar tjetër përveç All-llahut Një, i vetëm dhe i pashoq dhe dëshmoj se Muhammedi (s.a.v.s.) është rob dhe i Dërguar i Tij. Muslimi 1/209 .... Lexo më shumë...
Duaja e cila lexohet në natën e lejletul-Kadrit
All-llahumme inneke afuvvun tuhibbul-afve fa’fu anni. O Zoti im, ti falë shumë dhe e don faljen, andaj më fal edhe mua! All-llahummekfini bi halalike an haramike ve agnini bi fadlile an men sivak. O Zot, më kënaq me hallallin Tënd, që të mos i qasem haramit dhe më bën mirësinë Tënde, që të mos jem i nevojshëm... Lexo më shumë...

Namazi - Dokumentar

Forma e Namazit