Xhamia Imam El Buhari

E premte, Shkurt 10, 2012


AddThis Social Bookmark Button

Foto e rastit

Statistikat

947115
SotSot920
DjeDje1412
Ketë javëKetë javë6005
Ketë muajKetë muaj12826
GjithsejGjithsej947115

Pse falen namazet e drekës dhe ikindisë pa zë,kurse sabahu,akshami dhe jacia me zë ?

( 19 Votes )
Vlerësimi i Përdoruesve: / 19
I VarfërI Shkëlqyeshëm 

Selamu Alejkum

 

Pse falen namazet e drekës dhe ikindisë pa zë,kurse sabahu,akshami dhe jacia me zë ?

A mund të më tregoni ndonjë hadith për këtë çeshtje.

Allahu ju shpërbleftë për angazhimin tuaj.

 

Selamu Alejkum

 

Pergjigje:

 

Falenderimi i takon Allahut, përshëndetjet qofshin mbi Pejgamberin ,familjen e tij ,shokët e tij dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në ditën e gjyikimit.

Esenca tek muslimani është të përqëndrohet në atë të cilën e ka bërë të ligjshme sheriati, pa e ndërlidhur atë me ndonjë shkak apo urtësi. Mirëpo nuk ka diç të keqe nëse njeriu pasi që u bindet ligjeve të Allahut të kërkojë arsyen dhe urtësinë e atij urdhëri.

Falja e namazit të ikindisë dhe të drekës pa zë ndërsa e akshamit,jacisë dhe sabahut me zë bëhet duke pasur shembull të Dërguarin e Allahut. Muslimani vepron në namazin e tij ashtu sikur ka vepruar i Dërguari i Allahut. Allahu thotë në Kuran:“ Ju e kishit shembullin më të lartë në të dërguarin e All-llahut, kuptohet, ai që shpreson në shpërblimin e All-llahut në botën jetër, ai që atë shpresë e shoqëron duke e përmendur shumë shpesh All-llahun.( Ahzab 21). Ndërsa i Dërguari i Allahut në hadithin e tij të vërtetë që shënon Buhariu thotë:“ Faluni sikur që me keni parë mua duke u falur“. Pra duhet të falemi me zë në atë që i Dërguari i Allahut është falur me zë ndërsa të falem pa zë në atë që i Dërguari i Allahut është falur pa zë. Kjo është prej sunneteve të namazit e nuk është prej obligimeve por më mirë është për namazliun që mos e tejkalojë sunnetin e të Dërguarit të Allahut. Nëse njeriu namazin që është pa zë e falë me zë apo atë që është me zë e falë pa zë atëherë namazi i tij inshallah është në rregull.

Nuk dimë ndonjë argument që sqaron urtësinë e namazeve pa zë dhe të atyre me zë përveqse disa dijetarëve që kanë cekur se namazi i drekës dhe i ikindisë është në kohën kur ka punë dhe njerëzit janë të angazhuar me punë dhe për këtë u është përshtatur kjo gjërsa secili prej besimtarve të jetë afër namazit të tij dhe të angazhohet me atë që e lexon në vetën e tij për dallim sikur imami të lexonte me zë në drekë dhe ikindi njeriu do ta largonte vëmendjen nga namazi dhe do të angazhohej me punët e tij, sepse imami do ta zëvendësonte leximin e tij. Ndërsa natën shumica e punëve përfundojnë dhe pakësohen po ashtu edhe sabah zgjohet i qetë nga gjumi dhe një gjë e tillë i përshtatet që të lexojë me zë në namaz për asrye se zemra e tij është më e pregatitur për të dëgjuar leximin e kuranit nga imami dhe ta meditojë atë se sa në drekë dhe ikindi.

Allahu e dinë më së miri

 

Pyetjet dhe përgjigjet - Fikh

Lutje nga Kur'ani edhe Sunneti

Namazi - Dokumentar

Forma e Namazit