E mërkurë, Shkurt 08, 2012
![]() | Sot | 410 |
![]() | Dje | 1088 |
![]() | Ketë javë | 2867 |
![]() | Ketë muaj | 9688 |
![]() | Gjithsej | 943977 |
Çdo mysliman duhet të besoj se e mira dhe e keqja është me caktimin e Allahut, me dijën e Tij dhe me dëshirën e Tij, por veprimi i njeriut të në të mirë apo në të keqe është me zgjedhjen e tij.
Marrja parasysh e obligimeve dhe ndalesave të Allahut është obligim i çdo myslimani.
Nuk i lejohet myslimanit që ti bëjë mëkat Allahut dhe pastaj të thotë kështu Allahu e ka caktuar.
Allahu i ka dërguar pejgamberët dhe atyre iu ka zbrit libra që të ju tregojnë njerëzve rrugën e lumturisë dhe rrugen e fatkeqësis.
Besimi në caktimin e Allahut është shtylla e gjashtë e besimit. Kuptimi i tij është ashtu sikur ka thënë Imam Neveviu në librin e tij “ 40 hadithet e Imam Neveviut”: Allahu i ka caktuar gjërat në të kaluarën dhe e ka ditë Allahu se ato do të ndodhin në kohëra të caktuara, në vende të caktuara. Ato ndodhin ashtu sikur që i ka caktuar Allahu.
Nga Muavije b. Hakem Esselemij transmetohet se ka thënë: “... Kisha një robreshë e cila i ruante delet e mia. Një ditë ujku ia kishe grabit një dele. Unë jam njeri si gjithë njerëzit që pendohem për atë që kam bërë por i kisha ra një shuplak dhe pastaj erdha tek i Dërguari i Allahut dhe i tregova për këtë ai ma bëri një gjë të tillë shumë të madhe. Atëherë unë i thash: O i Dërguar i Allahut a ta liroj atë? Ai tha: sille këtu. Kur e solla i Dërguari i Allahut e pyeti. Ku është Allahu? Tha: në qiell. I tha: Kush jam unë. Tha: Ti je i Dërguar i Allahut. I Dërguari i Allahut tha: Liroje se ajo është besimtare”. ( Transmeton Buhariu dhe Ebu Davudi).
Të besosh në Allahun (ta njësosh Allahun në cilësit e Tij, në adhurim, në lutje dhe në gjykim).
Të besosh në melaiket e Tij (melaiket janë krijesa të Allahut të krijuara prej dritës, janë të krijuara që të zbatojnë urdhërat e Allahut dhe regjistrimin e veprave të njerëzve).
Të besosh në librat e Tij (Tevrati, Inxhili, Zeburi dhe Kurani i cili është më i vlefshmi)