E premte, Shkurt 10, 2012
![]() | Sot | 890 |
![]() | Dje | 1412 |
![]() | Ketë javë | 5975 |
![]() | Ketë muaj | 12796 |
![]() | Gjithsej | 947085 |
Esselamu alejkum hoxhe i nderuar.
Nese dikush te lute dhe te betohet "Pash Allahun" qe t'ia kryesh nje pune, por une nuk dua t'ia kryej ate pune. A e kam obligim qe t'ia kryej punen pershkak te betimit apo jo? Si eshte qendrimi i sheriatit ne kete drejtim?
Allahu te shperblefte
Pergjigjija
Faleminderimi i takon Allahut ndërsa përshëndetjet qofshin mbi Pejgamberin ,familjen e tij ,shokët e tij dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në ditën e gjyikimit.
Duhet që muslimani që mos të shpeshtoj betimin në Allahun,sepse kjo zvogëlon madhërimin e Allahut në zemrën e besimtarit.Allahu thotë në kuran: “mos e bëni penges betimin në Allahun për kryerjen e veprave të mira,larggimin prej të ligave dhe për pajtimin e njerzëve.Allahu i ndëgjon dhe i din të gjitha (el-bekare 224)“. Po ashtu Allahu thotë:“Ruani betimet e juaja (El maide 89)“.
Pastaj, kryerja e betimit është një çështje që sheriati nxitë në të . Në hadithin e vërtetë që shënon Imam Buhariu dhe Muslimi nga Berra b.Azib i cili thotë: “ Na ka urdhëruar i Dërguari i Allahut me shtat ë gjëra dhe na ka ndalue shtatë gjëra. Na ka urdhëruar me përcjelljen e xhenazës,vizitën e të sëmuarit,përgjegjjen e ftesës,ndihmën ndaj atij që i bëhet zullum,kryerjen e betimit,kthimin e përshëndetjes ,selamit,kur teshtin me i than jerhamukallah……………………”
Po ashtu në koleksionin e Ebu Davudit nga Ibën Abasi transmetohet se i Dërguari i Allahut ka thënë:“ Kush kërkonë mbrojtje nga ti mbroje dhe kush kërkon dickaj nga ti jepja atë”.
Shumica e dijetarëve zbatimin e betimit për atë vepër që të betohet dikush me krye kanë thënë se është një vepër e pëlqyer.
Është obligim i muslimanit që ti përgjigjet vëllaut të vetë nëse kërkon diçka nga ai përderisa ajo kërkesë nuk shkelë parimet e islamit,përderisa ajo kërkesë nuk është mëkat.
Nuk duhet të bëhet shkak që mos të zbatohet betimi i vllaut të tij ndërsa shpagimi i takon atij i cili është betuar.Thotë Ibnul Kudame në librin e tij : El-mugni: Nëse dikush thotë: Pasha Allahun do të kryej filani këtë punë apo,Pasha Allahun nuk ka me krye filani këtë punë.Apo thotë Pasha Allahun do ta kryesh këtë punë,ndërsa ai nuk e kryen,shpagimi i takon atij i cili është betuar.Kështu ka thënë Ibnu Umeri,banorët e Medinës,Katade,Evzai,banorët e Irakut dhe Shafiu.
Allahu e di më së miri
| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Pyetjet dhe përgjigjet - Fikh