Xhamia Imam El Buhari

E premte, Shkurt 10, 2012


AddThis Social Bookmark Button

Foto e rastit

Statistikat

947103
SotSot908
DjeDje1412
Ketë javëKetë javë5993
Ketë muajKetë muaj12814
GjithsejGjithsej947103

selam alejkum hoxhë desha me ditë për dhulkarnejnin a.s

( 0 Votes )
Vlerësimi i Përdoruesve: / 0
I VarfërI Shkëlqyeshëm 

selam alejkum hoxhë desha me ditë për dhulkarnejnin a.s nuk po mundem me kuptu a ka qenë ky pejgamber a po do të jetë pejgamber në kohën e arte Allahu ju shperbleftt


Përgjigjje:


Falenderimi i takon Allahut ndersa përshëndetjet qofshin mbi Pejgamberin ,familjen e tij ,shokët e tij dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në ditën e gjyikimit.

Mendimi më i sakt në çështjen Dhulkarnejnit është se ai ka qenë Pejgamber. Disa të tjerë kanë thënë se ai ishte një njeri i mirë dhe një mbretë i mirë. Por sipas asaj që sinjalizon Kurani aludon se ai ka qen Pejgamberi Allahut. Allahu thotë në Kuran: Të pyesin ty për Dhulkarnejnin, thuaju: "Do t'ju rrëfej për punën e tij me Kur'an (me shpallje)". Ne i mundësuam atij forcë në tokë dhe i dhamë mundësi për çdo send që të mund të arrijë. ( kehf 83,84) dhe deri në fund të tregimit në surën kehf. Shtjellimi i temës nga Kurani na sinjalizon se ai ishte Pejgamber dhe merrte urdhërat prej Allahut.

Ndërsa sa i përket pjesës së pytjes tënde se a do të jet Pejgamber në kohën e art. Kjo nuk ka të bëjë asgjë me të vërtetën nëse këtë e ke lexuar diku. Sepse është pjesë e besimit të myslimanit të besoj se nuk ka pejgamber pas Muhamedit. Muhamedi alejhi selam është i Dërguari i fundit dhe vula e të gjithë pejgamberve, andaj të kesh kujdes në këtë sepse kjo është pjes e besimit.

Allahu e di më së miri.

Pyetjet dhe përgjigjet - Të ndryshme

Lutje nga Kur'ani edhe Sunneti

Namazi - Dokumentar

Forma e Namazit