Xhamia Imam El Buhari

E diel, Maj 20, 2012

Njohuri rrethë Islamit

Ai që nuk gjen ujë e as dhe të pastër duhet prapë të falet në çfarëdo gjendje të jetë ai dhe nuk ka nevojë më ta përsëris namazin. Bazuar nga ajo që shënon Muslimi nga Aishja e cila ki...

AddThis Social Bookmark Button

Foto e rastit

Statistikat

1099703
SotSot146
DjeDje1283
Ketë javëKetë javë8350
Ketë muajKetë muaj27444
GjithsejGjithsej1099703

A është mëkat nëse bëj gabime gjatë leximit të Kur'anit?

( 2 Votes )
Vlerësimi i Përdoruesve: / 2
I VarfërI Shkëlqyeshëm 

Eselamu alejkum! Pyetja ime është: A është mëkat nëse bëj gabime gjatë leximit të Kur'anit?

 

Përgjigje:

Falënderimi i takon Allahut ndërsa përshëndetjet qofshin mbi Pejgamberin, familjen e tij, shokët e tij dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në ditën e gjykimit.

Falënderojmë Allahun, i cili ta ka bërë të mundur që të mësosh leximin e Kuranit.

S’ka dyshim se leximi i Kuranit llogaritet ndër ibadetet më të mëdha pas obligimeve. Njeriu me leximin e Kuranit ka mundësi të arrij një shpërblim të cilin nuk ka mundësi ta arrij me shumë punë tjera. I Dërguari i Allahu thotë: “Kush lexon një shkronjë prej shkronjave të Kuarnit ka një të mirë, ndërsa e mira shpërblehet me dhjetë fish. Nuk them elif lam mim një shkronjë, por elif një shkronjë, lam një shkronjë dhe mim një shkornjë.

Po ashtu hadithin tjetër në të cilin thotë: “Më i miri prej jush është ai që e mëson kuranin dhe ia mëson të tjerëve”.

Është obligim që muslimani ta përmirësojë leximin e Kuranit, sidomos në ato gabime të cilat edhe e ndryshojnë kuptimin e fjalës. Mirëpo njeriu nuk ka mundësi kurrsesi që me një herë të fillon leximin në formën më të mirë, por ndal nga dal pas një përkushtimi të thellë e përmirëson veten duke lexuar.

Andaj me lejën e Allahut nuk ke mëkat për atë që lexon prej Kuranit, përkundrazi me lejën e Tij do të kesh shpërblim duke hyrë në fjalën e të Dërguarit të Allahut i cili ka thënë: “Ai i cili lexon Kuranin me mundim dhe lodhje ai ka dy shpërblime“. Por me kusht që ta përmirësosh veten nga ato gabime që i bën pas një kohe. Për këtë është mirë që leximi i Kuranit të mësohet para dikujt. i cili e di leximin mirë, apo përmes audio kasetave apo CD-ve të cilat janë të programuara për t’ia përmirësuar njeriut leximin e Kuranit.

Allahu e di më së miri.

Pyetjet dhe përgjigjet - Fikh

Lutje nga Kur'ani edhe Sunneti

Namazi - Dokumentar

Forma e Namazit