AddThis Social Bookmark Button

Forca e gravitetit dhe levizja e orbitave

( 2 Votes )
Vlerësimi i Përdoruesve: / 2
I VarfërI Shkëlqyeshëm 

PlanetatBetohem fuqimisht në yjet që tërhiqen (ditën, e ndriçojnë natën), Që udhëtojnë e fshihen (si dreni në strofkë). (Kurani i Shenjtë: Sureja 81, Ajetet 15-16)                                                                                             

Fjala “khunnas” në Suren Tekwir, ajeti 15, mbart kuptime të tilla si ngushtim dhe mbulim, tërheqje dhe kthim prapa. Shprehja Arabe e përkthyer si “fshihen” në ajetin e 16-të është “kunnas”. Fjala “kunnas” është shumësi i “kanis” dhe I referohet një rruge specifike: hyrja në fole, shtëpia e një objekti në lëvizje apo gjërat që hyjnë në shtëpitë e tyre dhe fshihen aty. Prapë në ajetin 16, fjala “aljawari”, shumësi I fjalës “jariya” që dmth diqka që lëviz dhe noton, përkthehet si “që udhëtojnë”. Duke pasur parasysh kuptimin e këtyre fjalëve, është shumë e mundur që këto ajete I referohen forcave gravitacionale të planeteve dhe lëvizjeve të tyre rreth orbitave të veta.

 

Fjalët e përdorura në ajetet e mësiperme i përshkruajnë plotësisht lëvizjet e orbitave që rrjedhin nga forca e gravitetit. Nga këto, fjala “khunnas” I referohet tërheqjes së planeteve drejt qendrave të tyre si dhe tërheqjes së tyre drejt Diellit, I cili është qendra e Sistemit tonë Diellor (Allahu e di më së miri). Forca e gravitetit ekzistonte në gjithësi qysh më parë, edhe pse kjo forcë tërheqëse ishte e mundshme të zbulohej vetëm përmes formulave matematikore nga Sir Isaac Newton, I cili jetoj gjatë shekujve 18 dhe 19. Fjala “aljawari” në ajetin në vijim vë në theks lëvizjet orbitale që lindin si pasojë e forcës centrifugale që I kundërvihet asaj tërheqëse. Nuk ka dyshim se përdorimi I fjalës “aljawari” së bashku me “khunnas” (tërheqje drejt qendrës, tkurrje) dhe “kunnas” (shtegu, hyrja në fole, shtëpia e një objekti në lëvizje) tregon një të vërtetë shkencore të rëndësishme që askush nuk ka mundur ta dijë 1,400 vjet më parë (Allahu e di më së miri). Për më tepër, këto ajete, një nga çështjet mbi të cilat betohet Kur’ani, janë edhe një tregues i rëndësisë së çështjes.

Freskimi i fundit E enjte, 06 Janar 2011 08:21

Lutje nga Kur'ani edhe Sunneti

Foto e rastit

Statistikat

1901730
SotSot274
DjeDje1658
Ketë javëKetë javë4844
Ketë muajKetë muaj33175
GjithsejGjithsej1901730

Statistikat e shkarkimve

Arkivi i zbritjve përmban aktualisht 635 shkarkime në 47 kategori. Deri më sot, këto kanë qenë të shkarkuar 384673 herë.

Namazi - Dokumentar

Forma e Namazit

Free business joomla templates