Xhamia Imam El Buhari

E diel, Maj 20, 2012

Njohuri rrethë Islamit

Ai që nuk gjen ujë e as dhe të pastër duhet prapë të falet në çfarëdo gjendje të jetë ai dhe nuk ka nevojë më ta përsëris namazin. Bazuar nga ajo që shënon Muslimi nga Aishja e cila ki...

AddThis Social Bookmark Button

Foto e rastit

Statistikat

1099694
SotSot137
DjeDje1283
Ketë javëKetë javë8341
Ketë muajKetë muaj27435
GjithsejGjithsej1099694

Shehadeti (kuptimi, shtyllat dhe kushtet e tij)

( 1 Vote )
Vlerësimi i Përdoruesve: / 1
I VarfërI Shkëlqyeshëm 
Besimi islam ngritët mbi monoteizmin e pastër nga çdo njollë e shirkut (politeizmit). Ky besim shprehet në shehadetin – dëshminë se nuk ka Zot të denjë pos Allahut dhe se Muhamedi, salallahu alejhi ve sel-lem, është rob dhe i dërguar i Tij.
Pjesa e parë e shehadetit, pra fjala “eshehdeu en la ilahe il-lallah” – dëshmoj se s’ka Zot të denjë pos Allahut do të thotë: t'i nënshtrohesh Allahut dhe t'i bindesh Atij, i Cili është i Vetëm , pa ortak. Pjesa e dytë e shehadetit pra fjala “ve eshhedeu enne muhammeden abduhu ve resuluhu” – dhe dëshmoj se Muhamedi është rob dhe i dërguar i Tij do të thotë: mënyrën se si t'i nënshtrohemi Allahut dhe ta adhurojmë Atë.
Shqiptimi i shehadetit është çelësi i hyrjes në fenë islame. Ditën e Kiametit asnjëri s’ka për të kaluar pa u pyetur për dy gjëra:
1. çka keni adhuruar?
2. a iu përgjigjët pejgamberëve?
Përgjigja e të parës arrihet me realizimin e pjesës së parë të shehadetit “la ilahe il-lallah” – s’ka Zot të denjë pos Allahut, duke njohur Allahun, duke pranuar me zemër dhe duke vepruar me gjymtyrë në bazë të kërkesave të kësaj fjale. Përgjigja e të dytës: me realizimin e pjesës së dytë të shehadetit “muhammedun resulullah” – Muhamedi është i Dërguar i Allahut, duke e njohur atë, duke e pranuar dhe duke e ndjekur rrugën e tij.
Me fjalë të shkurta kuptimi i shehadetit është: “nuk ka të adhuruar të denjë përpos Allahut”, sepse Ai është Krijuesi, Sunduesi, Furnizuesi, Dobiprurësi, Ndëshkuesi, Kontrolluesi i gjithësisë, për tërë këtë Ai është i vetmi që meriton të adhurohet.
Shehadeti ngritët mbi dy shtylla kryesore: Mohimin dhe Pohimin. Me fjalën “ nuk ka Zot…” në fillim te shehadetit, mohojmë çdo adhurim që i drejtohet dikujt tjetër pos Allahut, kurse me fjalën “…pos Allahut” pohojmë se të gjitha llojet e adhurimit nuk i takojnë askujt pos Allahut.
 
Kushtet e shehadetit
Nuk ka dyshim se shehadeti është çelësi i Xhenetit dhe shpëtimi nga Xhehenemi. Mirëpo mos u mashtro vetëm me shqiptim, sepse kjo fjalë ka kushte ashtu siç ka çelësi dhëmbët e tij. Kushtet e kësaj fjale janë si vijojnë:
1. dija dhe kuptimi i kësaj fjale që mënjanon injorancën: Allahu, subhanehu ve teala, hanehu ve teala thotë:

فَاعْلَمْ أَنَّهُ لا إِلَهَ إِلاَّ اللَّهُ وَاسْتَغْفِرْ لِذَنْبِكَ

Dije se nuk ka zot tjetër pos Allahut, kërko falje për mëkatin tënd. (Kuran: Muhammed 19)
Pejgamberi, salallahu alejhi ve sel-lem, thotë: Kush vdes duke e pasur me dije se nuk ka të adhuruar me meritë pos Allahut, do të hynë në Xhenet.
2. bindja e prerë që mohon çdo mëdyshje. Allahu, subhanehu ve teala, thotë:

إِنَّمَا الْمُؤْمِنُونَ الَّذِينَ آمَنُوا بِاللَّهِ وَرَسُولِهِ ثُمَّ لَمْ يَرْتَابُوا وَجَاهَدُوا بِأَمْوَالِهِمْ وَأَنفُسِهِمْ فِي سَبِيلِ اللَّهِ أُوْلَئِكَ هُمْ الصَّادِقُونَ

Besimtarë janë vetëm ata që i besuan Allahut, të dërguarit e Tij, e mandej nuk dyshuan dhe për hir të Allahut luftuan me pasurinë dhe me jetën e tyre. Të tillë janë ata të vërtetit.
(Kuran: Huxhurat 15)
Pejgamberi, salallahu alejhi ve sel-lem, i tha në një rast Ebu Hurejres: Ec me këto nalle (pasi që i dha një palë) dhe çdonjërin që do të takosh pas këtij muri (e andej) i cili dëshmon se nuk ka të adhuruar me meritë pos Allahut, me bindje të plotë nga zemra, përgëzoje me Xhenet.
3. pranimi i kuptimit të shehadetit që mohon çdo refuzim: patjetër të pranojmë kuptimin e kësaj fjale. Në të shumtën e rasteve shkak i mospranimit të kuptimit të kësaj fjalë është mendjemadhësia, inati, zilia dhe imitimi i etërve dhe gjyshërve. Allahu, subhanehu ve teala, thotë:

إِنَّهُمْ آَانُوا إِذَا قِيلَ لَهُمْ لا إِلَهَ إِلاَّ اللَّهُ يَسْتَكْبِرُونَ

Për arsye se kur u thuhej atyre: "Nuk ka Zot tjetër përveç Allahut, ata e mbanin veten lart. Dhe thoshin: "A do t'i braktisim ne zotat tanë për një poet të çmendur? (Kuran: Saffat 35)
po ashtu Allahu, subhanehu ve teala, na tregon për hakmarrjen e Tij ndaj atyre që nuk pranuan thirrjen e pejgamberëve të më hershëm:

جِئْتُكُمْ بِأَهْدَى مِمَّا وَجَدْتُمْ عَلَيْهِ آبَاءَآُمْ قَالُوا إِنَّا بِمَا أُرْسِلْتُمْ بِهِ آَافِرُونَ ( 24 ) فَانتَقَمْنَا مِنْهُمْ فَانظُرْ آَيْفَ آَانَ عَاقِبَةُ الْمُكَذِّبِينَ.

Ja pra, Ne nuk kemi dërguar para teje pejgamber në ndonjë vendbanim, që të mos i ketë thënë paria e begatshme e tij: "Ne i gjetëm të parët tanë në këtë fe dhe ne jemi të orientuar gjurmëve të tyre". Ai tha: "A edhe nëse u kam sjellë rrugë më të mirë nga ajo që i gjetët të parët tuaj?" Ata thanë: "Ne nuk i besojmë asaj me çka ju jeni dërguar!" Atëherë Ne ndërmorëm ndëshkime kundër tyre, e shih si ishte përfundimi i gënjeshtarëve. (Kuran: Zuhruf 23-25)
4. nënshtrimi që mohon mospërfilljen: robi i Zotit patjetër duhet t'i nënshtrohet kësaj fjale (shehadetit) me zemër dhe me trup në të gjitha aspektet e jetës. Ky kusht realizohet duke zbatuar urdhrat e Allahut dhe duke u larguar nga ndalesat e Tij. Prej argumenteve që flet për këtë kusht është fjala e Allahut:

وَمَنْ يُسْلِمْ وَجْهَهُ إِلَى اللَّهِ وَهُوَ مُحْسِنٌ فَقَدِ اسْتَمْسَكَ بِالْعُرْوَةِ الْوُثْقَى وَإِلَى اللَّهِ عَاقِبَةُ الأُمُورِ ( 22 ) وَمَنْ آَفَرَ فَلا يَحْزُنْكَ آُفْرُهُ إِلَيْنَ ا
مَرْجِعُهُمْ فَنُنَبِّئُهُمْ بِمَا عَمِلُوا إِنَّ اللَّهَ عَلِيمٌ بِذَاتِ الصُّدُورِ

E kush ia dorëzon veten Allahut duke qenë edhe punëmirë, ai është kapur për lidhjen më të sigurt dhe vetëm tek Allahu është përfundimi i çështjeve. (Kuran: Lukman 22)

po ashtu thotë:
فَلا وَرَبِّكَ لا يُؤْمِنُونَ حَتَّى يُحَكِّمُوكَ فِيمَا شَجَرَ بَيْنَهُمْ ثُمَّ لا يَجِدُوا فِي أَنفُسِهِمْ حَرَجاً مِمَّا قَضَيْتَ وَيُسَلِّمُوا تَسْلِيماً

Për Zotin tënd jo, ata nuk janë besimtarë (të asaj që të zbriti ty as të asaj para teje) derisa të mos zgjedhin ty për të gjykuar në atë konflikt mes tyre, e pastaj (pas gjykimit tënd) të mos ndiejnë pakënaqësi nga gjykimi yt dhe (derisa) të mos binden sinqerisht. (Kuran: Nisa 65)
5. sinqeriteti (sidk) në të shprehurit e kësaj fjale që mohon çdo gënjeshtër e dyfytyrësi: patjetër të jesh i sinqertë kur shqipton shehadtein, të jetë në përputhje ajo që e thua me atë që e ke në zemër, për t'u dalluar nga hipokritët. Allahu, subhanehu ve teala, thotë:

وَمِنْ النَّاسِ مَنْ يَقُولُ آمَنَّا بِاللَّهِ وَبِالْيَوْمِ الآخِرِ وَمَا هُمْ بِمُؤْمِنِينَ ( 8) يُخَادِعُونَ اللَّهَ وَالَّذِينَ آمَنُوا وَمَا يَخْدَعُونَ إِلاَّ أَنفُسَهُمْ وَمَ ا
يَشْعُرُونَ ( 9) فِي قُلُوبِهِمْ مَرَضٌ فَزَادَهُمْ اللَّهُ مَرَضاً وَلَهُمْ عَذَابٌ أَلِيمٌ بِمَا آَانُوا يَكْذِبُونَ

Ka disa njerëz që thonë: "Ne i kemi besuar Allahut dhe jetës tjetër (Ahiretit), po në realitet ata nuk janë besimtarë. Ata përpiqen ta mashtrojnë Allahun dhe ata që besuan, po në të vërtetë ata nuk mashtrojnë tjetër, pos vetvetes, por ata nuk e hetojnë. (Kuran: Bekare 8 - 9).
Muhamedi, salallahu alejhi ve sel-lem, thotë: Çdonjëri që dëshmon se s'ka Zot që meriton adhurimin përpos Allahut, me sinqeritet nga zemra e tij, Allahu ia ndalon zjarrin."
6. dashuria ndaj kësaj fjale që mohon urrejtjen: duhet të duam këtë fjalë, të duam atë në çka aludon kjo fjalë, të duam ata që punojnë me këtë fjalë. Kjo dashuri nuk mund të plotësohet pa i dhënë përparësi gjithë asaj që e do Allahu ndaj epsheve dhe ëndjeve tona si dhe të urrejmë atë që urren Allahu dhe të kemi kujdes të mos veprojmë diç që e hidhëron Allahun. Allahu, subhanehu ve teala, thotë:

وَمِنْ النَّاسِ مَنْ يَتَّخِذُ مِنْ دُونِ اللَّهِ أَندَاداً يُحِبُّونَهُمْ آَحُبِّ اللَّهِ وَالَّذِينَ آمَنُوا أَشَدُّ حُبّاً لِلَّه

E nga njerëzit ka të atillë që në vend të Allahut besojnë idhujt, që i duan (i madhërojnë) ata, sikur (që besimtarët e vërtetë e duan) Allahun, po dashuria e atyre që besuan Allahun është shumë më e fortë. (Kuran: Bekare 165)
7. qëllimi i pastër (ihlasi) gjatë kryerjes së veprës, që mohon punën për sy e faqe dhe shirkun: Allahu, subhanehu ve teala, thotë: Ata nuk ishin të urdhëruar me tjetër, pos që ta adhuronin Allahun me një adhurim të sinqertë ndaj Tij, që të largohen prej çdo besimi të kotë, ta falin namazin, të japin zeqatin, se ajo është feja e drejtë. (Kuran: Bejjine 5).
Ebu hurejrja, radijallahu anhu, në një rast e pyeti Pejgamberin, salallahu alejhi ve sel-lem: "kush do të gëzojë më së tepërmi shefatin (ndërmjetësimin) tënd Ditën e Kijametit? Ai iu përgjigj: ma ka marrë mendja se asnjëri nuk do të më pyet për këtë gjë para teje o Ebu Hurejre, duke parë kujdesin tënd për hadithet. Njeriu që më së tepërmi do të gëzojë shefatin tim Ditën e Kiametit është ai që thotë: "la ilahe il-lallah" – nuk ka të adhuruar me meritë pos Allahut – sinqerisht nga shpirti i tij."
8. mohimi dhe mosbesimi i çdo gjëje që adhurohet pos Allahut: patjetër të mohojmë çdo gjë që adhurohet pos Allahut, dhe të deklarojmë se ky adhurim është i kotë, qoftë ai adhurim i ndonjë meleku, pejgamberi, të devotshmi apo ndonjë gurë, dru, planet, parti, fis apo sistem apo diçka tjetër. Allahu, subhanehu ve teala, thotë:

فَمَنْ يَكْفُرْ بِالطَّاغُوتِ وَيُؤْمِنْ بِاللَّهِ فَقَدْ اسْتَمْسَكَ بِالْعُرْوَةِ الْوُثْقَى لا انفِصَامَ لَهَا وَاللَّهُ سَمِيعٌ عَلِيمٌ

E kush nuk i beson të pavërtetat e i beson Allahut, ai është kapur për lidhjen më të fortë, e cila nuk ka këputje. Allahu është dëgjues i dijshëm. (Kuran: Bekare 256),
kurse Pejgamberi, salallahu alejhi ve sel-lem, thotë: Kush thotë la ilahe il-lallah dhe mohon çdo gjë që adhurohet pos Allahut, sigurohet pasuria dhe gjaku i tij, e llogaria për të është në dorë të Allahut.
Dije vëlla musliman se nuk mund të fitohet Xheneti dhe të shpëtohet nga Xhehenemi vetëm duke u përqendruar në këtë fjalë dhe ashtu duke vazhduar deri sa të takojmë Allahun, subhanehu ve teala, , siç ka thënë Allahu:

يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا اتَّقُوا اللَّهَ حَقَّ تُقَاتِهِ وَلا تَمُوتُنَّ إِلاَّ وَأَنْتُمْ مُسْلِمُونَ

O ju që besuat, kini frikë Allahun me sinqeritet të vërtetë dhe mos vdisni, pos vetëm duke qenë muslimanë (besimtarë)! (Kuran: Ali Imran 102)
dhe siç ka thënë Pejgamberi, salallahu alejhi ve sel-lem: "kush vdes e Allahut nuk i ka bërë shirk hyn në Xhenet."
Sa i takon atij i cili takon Zotin e tij jo me këtë fjalë (shehadetin) dhe vdes e Allahut i ka bërë shirk ai është në zjarr.
Pjesa e dytë e shehadetit: dëshmia se Muhamedi, salallahu alejhi ve selem, është rob dhe i dërguar i Zotit.
Kjo dëshmi nënkupton që të shprehim me gjuhë këtë besim, të besojmë me zemër se Muhamedi, salallahu alejhi ve selem, është i dërguar i Allahut, subhanehu ve teala, te të gjithë njerëzit dhe xhinët, për t'ua kumtuar mesazhin e Allahut. Allahu, subhanehu ve teala, thotë:

قُلْ يَا أَيُّهَا النَّاسُ إِنِّي رَسُولُ اللَّهِ إِلَيْكُمْ جَمِيعاً
Thuaj (Muhammed): O ju njerëz! Unë jam i dërguari i Allahut te të gjithë ju.
(Kuran: A'raf – 158)

Allahu, subhanehu ve teala, e dërgoi Muhamedin, salallahu alejhi ve selem, që t'ua tërheq njerëzve vërejtjen nga shirku dhe gjërat tjera që i urenë Ai. T'i thërras në besimin e pastër (teuhidin) dhe gjithë atë që e do Ai. Allahu thotë:

قُمْ فَأَنذِرْ وَرَبَّكَ فَكَبِّرْ

Ngrihu dhe tërhiqu vërejtjen (duke i thirrur). Dhe madhëroje Zotin tënd! (Kuran: Muddethir 2 - 3)
do të thotë: tërhiqua vërejtjen nga shirku dhe madhëro Allahun me besim të pastër.
Pra detyra kryesore e tij ishte kumtimi i shpalljes së Zotit. Ai e kreu detyrën e tij në mënyrë të përsosur, pa shtuar asgjë dhe pa lënë asgjë mangët, derisa Allahu, subhanehu ve teala, e plotësi dhe përkreu fenë e Tij:

الْيَوْمَ أَآْمَلْتُ لَكُمْ دِينَكُمْ وَأَتْمَمْتُ عَلَيْكُمْ نِعْمَتِي وَرَضِيتُ لَكُمْ الإِسْلامَ دِيناً

Sot përsosa për ju fenë tuaj, plotësova ndaj jush dhuntinë Time, zgjodha për ju islamin fe. (Kuran: Maide 3)
Për këtë shkak nuk lejohet për asnjërin, pa marrë parasysh kush është ai, të shtojë diçka, të lë mangu, të ndryshojë apo të bëjë zëvendësime në fenë e Allahut, subhanehu ve teala.
Kushtet e dëshmisë "Muhamedi është rob dhe i dërguar i Allahut":
1. Besimi në gjithë atë që na ka lajmëruar Muhamedi, salallahu alejhi ve selem, për të kaluarën, të ardhmen, në Dunja apo Ahiret.

وَمَا آتَاآُمْ الرَّسُولُ فَخُذُوهُ وَمَا نَهَاآُمْ عَنْهُ فَانْتَهُوا
Çka t'ju japë Pejgamberi, atë merrni, e çka t'ju ndalojë, përmbajuni. (Kuran: Hashër 7)
2. Respektimi i tij kur urdhëron apo ndalon:
مَنْ يُطِعْ الرَّسُولَ فَقَدْ أَطَاعَ اللَّهَ وَمَنْ تَوَلَّى فَمَا أَرْسَلْنَاكَ عَلَيْهِمْ حَفِيظا

Kush i bindet Pejgamberit, ai i është bindur Allahut, e kush e refuzon, Ne nuk të dërguam ty roje kundër tyre. (Kuran: Nisa 80)

وَمَنْ يَعْصِ اللَّهَ وَرَسُولَهُ فَقَدْ ضَلَّ ضَلالاً مُبِينا
ً

E kush e kundërshton Allahun dhe të dërguarin e Tij, ai është larguar shumë larg së vërtetës. (Kuran: Ah-zab 36)
3. Pasimi i rrugës së Muhamedit, salallahu alejhi ve selem, në kuptimin e fesë:

وَمَنْ يَبْتَغِ غَيْرَ الإِسْلامِ دِيناً فَلَنْ يُقْبَلَ مِنْهُ وَهُوَ فِي الآخِرَةِ مِنْ الْخَاسِرِينَ

E kush kërkon fe tjetër përveç fesë islame, atij kurrsesi nuk do t'i pranohet dhe ai në botën tjetër është nga të dëshpëruarit. (Kuran: Ali Imran 85)
po ashtu Muhamedi, salallahu alejhi ve selem, thotë: Kush bën një punë që s'është prej fesë tonë, ajo është e refuzuar.
4. Përsosuria në të marrit shëmbëlltyrë Pejgamberin, salallahu alejhi ve selem, dhe në pasimin e tij. Allahu, subhanehu ve teala, thotë:

" لَقَدْ آَانَ لَكُمْ فِي رَسُولِ اللَّهِ أُسْوَةٌ حَسَنَةٌ لِمَنْ آَانَ يَرْجُو اللَّهَ وَالْيَوْمَ الآخِرَ وَذَآَرَ اللَّهَ آَثِيراً"

Ju e kishit shembullin më të lartë në të dërguarin e Allahut, kuptohet, ai që shpreson në shpërblimin e Allahut në botën tjetër, ai që atë shpresë e shoqëron duke e përmendur shumë shpesh Allahun. (Kuran: Ahzab 21)
Nuk ka dyshim se Pejgamberi, salallahu alejhi ve selem, paraqet shembullin praktik dhe të gjallë të Islamit. Ai është shëmbëlltyrë në çdo punë dhe lëvizje. Kush ndjek atë arrin lumturinë dhe shpëton e kush largohet nga udhëzimi dhe rruga e tij devijon dhe humbet.
5. Marrja e tij për gjykatës në të gjitha çështjet e jetës tonë dhe të pajtuarit me këtë gjykim dhe besimi në drejtësinë e tij siç thotë Allahu, azze ve xhel:

" فَلا وَرَبِّكَ لا يُؤْمِنُونَ حَتَّى يُحَكِّمُوكَ فِيمَا شَجَرَ بَيْنَهُمْ ثُمَّ لا يَجِدُوا فِي أَنفُسِهِمْ حَرَجاً مِمَّا قَضَيْتَ وَيُسَلِّمُوا تَسْلِيماً"

Për Zotin tënd jo, ata nuk janë besimtarë (të asaj që të zbriti ty as të asaj para teje) derisa të mos zgjedhin ty për të gjykuar në atë konflikt mes tyre, e pastaj (pas gjykimit tënd) të mos ndiejnë pakënaqësi nga gjykimi yt dhe (derisa) të mos binden sinqerisht. (Kuran: Nisa – 65)
6. Mos teprimi në ngritjen e tij dhe moslënia mangët obligimet ndaj tij; muslimani këtu ndalet aty ku e ka lënë Allahu azze ve xhel, Ai thotë:

" مَا آَانَ مُحَمَّدٌ أَبَا أَحَدٍ مِنْ رِجَالِكُمْ وَلَكِنْ رَسُولَ اللَّهِ وَخَاتَمَ النَّبِيِّينَ"

Muhammedi nuk ka qenë babai i asnjërit prej burrave tuaj por ai ishte i dërguari i Allahut dhe vulë e të gjithë pejgamberëve. (Kuran: Ahzab 40)
Muslimani besimdrejtë nuk beson se Pejgamberi, salallahu alejhi ve selem, posedon diçka që i takon vetëm Allahut, sikur njohja e gajbit (botës së fshehtë), ndryshimi i ligjeve në gjithësi, mundësia për të bërë dobi, dëm, për të dhënë apo penguar diçka si dhe gjëra të tjera që janë veçori të Zotit, apo se meriton të adhurohet, andaj atij nuk i drejtohet me lutje, therje të kurbanit, zotim, kërkim të ndihmës, kërkim të shefatit (ndërmjetësimit tek Allahu për njerëzit), me mbështetje (tevekul), frikë, shpresë e tjerë, porse të gjitha këto i takojnë Allahut, që është Një dhe i Pashoq. Ai që i bën këto, ka kundërshtuar Pejgamberin, salallahu alejhi ve selem, i cili ka thënë: "mos më ngritni tepër siç e ngritën krishterët birin e Merjemes sepse unë jam rob andaj më thoni: rob i Allahut dhe pejgamber i tij.
Allahu, subhanehu ve teala, për shkak dijes së Tij se dikush prej njerëzve do ta ngritë Pejgamberin, salallahu alejhi ve selem, në pozitë më të lartë se që ia dha Allahu, e urdhëroi të thotë:

" قُلْ لا أَقُولُ لَكُمْ عِندِي خَزَائِنُ اللَّهِ وَلا أَعْلَمُ الْغَيْبَ وَلا أَقُولُ لَكُمْ إِنِّي مَلَكٌ إِنْ أَتَّبِعُ إِلاَّ مَا يُوحَى إِلَيّ"

Thuaj: Unë nuk u them juve se i kam në kompetencë depot e Allahut (e t'ju sjell mrekulli), as nuk pretendoj se i di fshehtësitë (e t'ju tregoj se kur do t'ju vijë dënimi), as nuk u them se unë jam engjëll. Unë ndjek vetëm atë që më shpallet mua. (Kuran: En'am 50)

po ashtu të thotë:

ذِيرٌ

Islam - Shtyllat e Islamit

Lutje nga Kur'ani edhe Sunneti

Namazi - Dokumentar

Forma e Namazit