Të nderuar besimtarë dhe besimtare, vëllezër dhe motra Xhamia Imam El- Buhari në Vjenë është xhami e cila qysh prej themelimit të saj në vitin 2000 është  në shërbim të myslimanëve, e sidomos të muslimanëve shqiptarë të cilët janë në Vjenë. Qëllimi i kësaj xhamie ka qenë gjithmonë që të ngrit  vetëdijen e muslimanëve, të ruaj identitetin e tyre dhe të kujdeset për  edukimin e muslimanëve në baza të shëndosha islame, përmes ligjëratave, këshillave, mësim-leximin e Kuranit, mësim-besimin për fëmijë, hutbeve të xhumasë, hapjes së faqes elektronike www.elbuhari.at , përmes emisioneve të drejtpërdrejta në bashkëpunim me Radio-Pendimin, përmes rukjes (shërimit me Kuran dhe sunnet) dhe aktiviteteve tjera shkencore dhe humanitare. Kjo xhami ka arritur qëllimet e saja fal Allahut, pastaj angazhimit të xhematit të kësaj xhamie të cilët me interesimin dhe angazhimin e tyre më të madh kanë arritur që kjo xhami të ketë sot rolin të cilin e posedon.

Dikur kjo xhami mjaftonte për xhematin që faleshin në të edhe pse nuk ishte ambient shumë adekuat për të kryer të gjitha shërbimet të cilat i cekëm më lart, por duke  falënderuar Allahun i Cili meriton çdo falënderim është shtuar xhemati i kësaj xhamie sa që po na pamundëson plotësimin e kushteve për tërë atë xhemat sidomos tubimeve masive si në ditën e xhuma, Bajram dhe të tjera.

 

Xhami „Imam El Buhari“ aktualisht ka bler një objekt në „Eichenstrasse 2c 1120 Wien“ i cili përbehet prej 600 m² në cilin do të ketë vendfalje për besimtartët dhe besimatert, dhe gjithashtu do të ketë klasa për fëmijet të cilet do të mësojn leximin e Kuranit dhe mësim besimit.

 

Arsyet për blerjen e xhamisë janë të shumta disa nga ato që u cekën më lart por ajo që është më e rëndësishmja që muslimanët këtu në Vjen të kenë një vend të tyre dhe që kjo të mbetet një vakëf  edhe për brezat e ardhshëm të muslimanëve.

Me këtë rast të nderuar mysliman kërkojmë ndihëm tuaj kudo që jeni, që të kontribuoni në këtë vendim shumë me rëndësi për të ardhmen e kësaj xhamie. Xhamia Imam El- Buhari ka nevojë për ndihmën tuaj materiale për realizimin e këtij projekti. Ne synojmë që kjo xhami të ngritet mbi devotshmëri. Xhamit janë  shtëpitë e Allahut. Ato i ndërtojnë besimtarët e sinqertë në Allahun. Allahu thotë në Kuran: “ faltoret e Allahut i vizitojnë dhe i mirëmbajnë vetëm ata që besojnë në Allahun dhe në ditën e fundit, që falin namazin dhe japin zeqatën e që nuk i frikësohen askujt, përveç Allahut. Sigurisht që këta janë në rrugë të drejtë. ( et-teube 18)

I Dërguari i Allahut thotë: “ kush ndërton një xhami duke kërkuar shpërblimin e Allahut, Allahu do të ja ndërtoj atij një shtëpi në xhenet” ose në një transmetim tjetër “ Allahu do të ja ndërtojë një shtëpi të ngjashme në xhenet”. Po ashtu i Dërguari i Allahut  thotë:“ kush ndërton një xhami qoftë edhe sa shtëpia e një zogu Allahu do të ja ndërtoj atij një shtëpi në xhenet”.

Besimtar i nderuar, ndihma jote sa do që të jetë modeste do të jetë shkak që Allahu ta ndërtoj një shtëpi në xhenet.

Ne ju jemi mirënjohës ndaj çdo ndihme që ofroni, edhe nëse ajo është e pakt tek Allahu shpërblimi është i madh dhe lusim Allahun që të ju shpërblej për atë që kontribuoni.

Pranoni nderimet dhe përshëndetjet tona nga Xhamia Imam El-Buhari në Vjen.

Vesselamu alejkum ve rahmetullahi ve berekatuhu.

Adresa momentale e xhamisë :

Leitgebgasse 2

1050 Wien

Österreich

Konto numri i xhamisë : 

Emri: Albanischer Hilfs und Kulturverein El Buhari 

Banka: BAWAG

 

Kontonummer

3910835326

BLZ

14000

BIC

BAWAATWW

IBAN

AT741400003910835326